Elseid Hysaj ka vendosur të mos pranojë ofertën e fundit të marrë nga Italia. Mbrojtësi shqiptar nuk është bindur nga propozimi i Ascolit, skuadër që garon në Serie B, dhe ka zgjedhur ta refuzojë këtë alternativë.
Të lidhura
None found
Që prej përfundimit të bashkëpunimit me Lazion, të bërë publik në fund të sezonit të kaluar, Hysaj vijon të jetë pa ekip. Futbollisti i Kombëtares ende nuk ka përcaktuar destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij.
Rusia mbetet një nga opsionet që vazhdon të jetë në vëmendje. Shkodrani ka tërhequr interesin e disa klubeve atje, por deri tani nuk ka marrë një ofertë konkrete nga asnjë prej tyre.
