UEFA ka caktuar anglezin Samuel Barrott si gjyqtarin kryesor të takimit mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.
Të lidhura
None found
Edhe pse është vetëm 32 vjeç, Barrott ka një përvojë të konsiderueshme në arenën e futbollit. Ai arbitron në Premier League, ndërsa ndeshja e fundit finale që ka drejtuar ishte përballja Arsenal – Manchester City në Superkupën e Anglisë, e njohur si “FA Community Shield”.
Duelli mes Kombëtares shqiptare dhe Bjellorusisë do të luhet më 26 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Sfida është e vlefshme për Ligën e Kombeve.
