Zhegrova pas fitores ndaj Irlandës: Tani synojmë triumfin dhe pikët e plota në Austri

Edon Zhegrova e cilësoi të rëndësishme fitoren e Kosovës përballë Irlandës, të arritur me rezultatin 1-0.

Të lidhura

None found

Tri pikët për “Dardanët” erdhën pas golit të vonshëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Duke folur për “Klan Kosova” pas përfundimit të takimit, sulmuesi kosovar tha se gjatë gjithë ndeshjes kërkoi të gjente hapësira, edhe pse përballja me irlandezët ishte e vështirë.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Mund të kishim shënuar edhe më shumë, ndërsa arritëm ta ruajmë portën të paprekur”, deklaroi Zhegrova.

Ai theksoi se skuadra e kishte analizuar me kujdes kundërshtarin gjatë javës dhe se objektivi u realizua falë përkushtimit të të gjithë lojtarëve.

“E kishim studiuar mirë ndeshjen gjatë javës dhe në fund e arritëm atë që kërkonim, falë angazhimit të të gjithë ekipit. Tani duhet të përqendrohemi te Austria”, u shpreh ai.

Zhegrova pranoi se nuk e pati të lehtë të gjente hapësirat e nevojshme, por nënvizoi se suksesi i Kosovës e bëri të lumtur.

“Ishte pak e vështirë, pasi përpiqesha të gjeja hapësirat e mia. Megjithatë, më e rëndësishmja është fitorja dhe kjo më gëzon. Tash fokusi është te Austria”, tha sulmuesi.

Në fund, ai zbuloi se kishte diskutuar me trajnerin për mundësinë e aktivizimit nga minuta e parë dhe shpreson ta vazhdojë në këtë mënyrë.

“Kam biseduar me trajnerin dhe kam qenë i gatshëm të luaja nga fillimi. Shpresoj të vazhdoj kështu. Sa i përket Austrisë, do ta analizojmë dhe do të shkojmë për fitore”, deklaroi Zhegrova.

Futbollisti i Kosovës shtoi se synimi është fitimi i grupit dhe marrja e pikëve të plota në Austri.

“Me grupin dhe lojtarët që kemi, besoj se mund të arrijmë fitoren dhe ta fitojmë grupin. Dua të luaj sa më shumë dhe të ecim ndeshje pas ndeshjeje”, përfundoi ai.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel