Statistikat e ndeshjes Kosovë-Irlandë: “Dardanët” dominuan dhe morën fitoren e parë

Kosova regjistroi suksesin e parë, pasi mposhti Irlandën 1-0 në një përballje ku pati epërsi në pjesën më të madhe të treguesve statistikorë. Vendimtari i takimit ishte kapiteni Vedat Muriqi.

“Dardanët” patën 57 për qind të zotërimit të topit, ndërsa Irlanda u mjaftua me 43 për qind. Epërsia e Kosovës u shfaq qartë edhe në sulm, pasi vendasit tentuan 22 herë drejt portës, kundrejt vetëm tri goditjeve të mysafirëve.

Të lidhura

None found

Nga këto përpjekje, tetë të Kosovës ishin në kuadratin e portës, ndërsa Irlanda regjistroi vetëm një goditje në drejtim të portës. Për më tepër, Kosova krijoi tri mundësi të mëdha shënimi, ndërsa Irlanda pati vetëm një rast të tillë.

Pavarësisht presionit dhe rasteve të krijuara, rrjeta mbeti e paprekur deri në minutën e 83-të. Pikërisht atëherë, Vedat Muriqi shënoi golin që i dha Kosovës fitoren 1-0.

Vendasit patën avantazh edhe në pasime, me 409 pasime të sakta, ndërsa Irlanda regjistroi 293. Sa i përket disiplinës, Kosova e përfundoi takimin pa marrë karton të verdhë, ndërsa kundërshtarët u ndëshkuan me dy të tillë.

Paraqitja e Kosovës u vlerësua më lart edhe nga Sofascore. Nota mesatare e “Dardanëve” ishte 7.22, ndërsa ajo e Irlandës 6.93.

Goli i shënuar nga Muriqi në fund të takimit shpërbleu përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe i siguroi asaj tri pikët e para, së bashku me fitoren e parë.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel