Në përvjetorin e tretë të vdekjes së tij, Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar me respekt rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku.
Të lidhura
None found
Forcat politike theksuan se Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 në Banjskë, teksa mbronte sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të PDK-së, “Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë”.
Partia e mbylli mesazhin përkujtimor me fjalët: “E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”.
