Në mbrëmjen e kësaj të mërkure, një vatër zjarri shpërtheu në zonën fushore të fshatit Lazarat në Gjirokastër, duke kërcënuar përhapjen për shkak të kushteve të terrenit.
Rreth orës 21:15, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër mori njoftimin dhe menjëherë dërgoi një skuadër zjarrfikëse në vendngjarje.
Të lidhura
None found
Me të mbërritur, efektivët konstatuan se flakët kishin kapluar një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Relievi i terrenit rriste rrezikun e zgjerimit të zjarrit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi dhe asgjësimi i plotë i flakëve.
Nga ky incident nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
