Harvey Weinstein, ish-producenti i Hollywood-it, merr 15 vjet burg për sulm seksual ndaj asistentes në 2006

Harvey Weinstein u dënua me 15 vjet burg për sulmin seksual ndaj ish-asistentes së produksionit Miriam Haley, një ngjarje që ndodhi në vitin 2006.

Të lidhura

None found

Ky vendim erdhi pasi një dënim i mëparshëm u anulua dhe dy procese gjyqësore nuk arritën të prodhonin një vendim përfundimtar.

Rasti shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm në betejën ligjore nëntëvjeçare kundër ish-producentit të Hollivudit, e cila u bë një nga ngjarjet që kontribuoi në përhapjen e lëvizjes #MeToo në shkallë globale.

Sipas Variety, pas dënimit në Nju Jork, Weinstein do të përballet me një rivlerësim të dënimit në Kaliforni për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj modeles dhe aktores italiane Evgeniya Chernyshova në një hotel të Los Anxhelosit në vitin 2013.

Gjykatësi Curtis Farber deklaroi se autoritetet e Kalifornisë do të vendosin nëse dënimi atje do të ekzekutohet paralelisht me atë të Nju Jorkut apo pas përfundimit të tij. Deri tani nuk është caktuar asnjë datë për këtë procedurë.

Në një deklaratë emocionale pas vendimit, Haley tha se nuk e kishte parashikuar që do të duhej të rikthehej në gjykatë gjashtë vjet pas dënimit të parë. “Sigurisht që nuk mendoja se do të isha këtu përsëri gjashtë vjet pas dënimit të parë. Besoj se ky do të jetë i fundit im”, u shpreh ajo.

Ajo foli gjithashtu për procesin e gjatë dhe të vështirë të dëshmisë, duke përmendur pyetjet e kryqëzuara që, sipas saj, synonin ta poshtëronin, si dhe ngacmimet dhe kërcënimet që kishte marrë në internet.


Shtuar 23.09.2026 22:38

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetdeneme bonusumarsbahis güncel girişjojobetsekabetjojobet telegramjojobet güncel girişjojobet güncel girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet