Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në lidhje me arrestimin e ish-drejtorshës së SHISH, Vlora Hyseni. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat u shpreh se shteti ka rënë, ndaj qytetarët duhet të vërshojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi.
Më tej, ai thekson se institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve. Sipas tij, ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e tij.
Të lidhura
None found
Në fund, ai tha se vendi nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre. Ndaj, Salianji u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit.
Reagimi i ish-deputetit Ervin Salianji: Shteti i Ramës i ka ulur pantallonat përballë krimit të organizuar! Qytetarët duhet të vershojnë në sheshe për të çliruar institucionet nga llumi! Institucionet më të rëndësishme shtetërore janë faktuar që janë ose emërime të bandave, ose nën influencën e bandave dhe nuk i shërbejnë më shtetit e qytetarëve!
Ky nuk është më një shtet që lufton krimin, por një shtet që është në dorën e gysrave! Krimi i organizuar ka depërtuar në institucionet që duhet ta luftonin atë, ndërsa pushteti i Ramës i ka kthyer institucionet në mburojë të interesave të tij. Përballë kësaj kapjeje të shtetit e vetmja rrugë e mbetur janë qytetarët në shesh, në rrugë dhe në institucione për të shkulur me rrënjë llumin që ka mbuluar gjithë ngrehinën kriminale të Ramës!
Të mos presim më që shteti i kapur të çlirojë vetveten. Shtetin duhet ta çlirojnë qytetarët! Ky vend nuk është pronë e Ramës, as e bandave dhe as e pushtetit të tyre. Është koha për t’ua marrë Shqipërinë nga duart atyre që e kanë kthyer shtetin në instrument të krimit dhe pushtetin në mburojë të tyre!
