Burim Ramadani, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë vlerësimin e tij për vendimin e sapomarrë nga Gjykata Kushtetuese.
Të lidhura
None found
Sipas tij, ajo që ai e quan lojë e pushtetarëve ka pësuar një dështim të plotë që nga momenti i shpalljes së këtij vendimi.
Në reagimin e tij, Ramadani u shpreh se ata që janë në pushtet duhet ta kuptojnë një herë e mirë që Kushtetuta nuk është një copë letër me vlerë thjesht këshilluese dhe se afatet kushtetuese nuk janë elemente dekorative. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese konstatoi në mënyrë të qartë se Kuvendi është konstituuar pas kalimit të afatit prej 30 ditësh.
Madje, sipas Ramadanit, gjykata shkoi edhe më tej duke përcaktuar pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi, duke lënë të qartë se deri më 6 tetor ose do të zgjidhet Presidenti i ri, ose vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai e përshkroi këtë si një dështim total të skemës së pushtetarëve, duke shtuar se gjithçka që ata kanë ndërmarrë nga data 8 gusht deri më 13 shtator është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
