Goditja e SPAK ndaj ish-shefes së SHISH bën bujë në mediat ndërkombëtare, AFP: Skandali më i fundit i qeverisë Rama!

Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje të veçantë lajmit për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. Agjencia franceze e lajmeve AFP e përshkruan çështjen si një tjetër skandal korrupsioni që prek qeverinë e Edi Ramës.

AFP vë në dukje edhe përmasat politike dhe institucionale të çështjes. Hyseni drejtonte SHISH-in prej vitit 2023 dhe emërimi i saj ishte shoqëruar më herët me kritika për shkak të shtetësisë kosovare dhe funksionit të mëparshëm si numri dy i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Artikulli i plotë:

Kreu i shërbimeve të inteligjencës shqiptare iu dorëzua autoriteteve të martën, pas lëshimit të një urdhër-arresti ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurorët që hetojnë çështjet e korrupsionit në Shqipëri njoftuan më herët gjatë ditës se kishin lëshuar një urdhër-arresti për Vlora Hysenin, në kuadër të një hetimi për korrupsion, ku është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i policisë. Një zëdhënës i policisë deklaroi të martën në mbrëmje për AFP-në se Hyseni ishte dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Morinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri të ditur në një njoftim se kishte urdhëruar pezullimin dhe vendosjen në arrest shtëpie të Hysenit, e dyshuar për nxjerrje të informacioneve konfidenciale. Sipas njoftimit të prokurorisë, është arrestuar gjithashtu drejtuesi i sektorit të Institutit të Policisë Shkencore.

“Askush nuk është mbi ligjin”

Mediat lokale kishin raportuar më herët se Vlora Hyseni nuk ndodhej në vend.

Ky është skandali i fundit i korrupsionit që prek qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili prej disa muajsh përballet me protesta kundër një projekti të diskutueshëm për ndërtimin e një kompleksi turistik në jug të vendit, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

“Çdokush prezumohet i pafajshëm deri në dhënien e një vendimi përfundimtar, por askush nuk është mbi ligjin, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye”, deklaroi Rama në rrjetin social X, duke shtuar se drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës ishte “shkarkuar nga detyra” me efekt “të menjëhershëm”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, firmosi të martën në mbrëmje dekretin për shkarkimin e Hysenit nga detyra e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Hyseni drejtonte prej vitit 2023 Shërbimin Informativ të Shtetit shqiptar.

Emërimi i saj ishte kritikuar

Emërimi i saj kishte shkaktuar kritika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe detyrës së mëparshme si numri dy i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga ku ishte shkarkuar.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u shkarkua në fillim të këtij viti, u paraqit gjithashtu të martën në mëngjes në SPAK, në kuadër të së njëjtës çështje.

Hetimi përfshin gjithashtu Ermal Beqirajn, i cili u arrestua në Francë në fund të gushtit, si dhe biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar më 26 gusht.


Shtuar 23.09.2026 11:10

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet