Messi prezanton fanellën e lamtumirës për ndeshjen e fundit me Argjentinën

Më 30 shtator 2026, të mërkurën, Lionel Messi do të zhvillojë paraqitjen e tij të 208-të dhe të fundit me Argjentinën, që do të përballet me Bolivinë në një ndeshje miqësore.

Legjenda e futbollit argjentinas ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për këtë takim, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të fanellës që do të mbajë.

Të lidhura

None found

Njoftimin, Messi e shoqëroi me një video me simbolikë të veçantë. Në të, Leo afrohet, heq fanellën aktuale dhe var atë që do të veshë në përballjen ndaj Bolivisë.

“Një ndeshje e fundit… Një fanellë për gjithë jetën”, ka shkruar Messi në mbishkrimin e videos.

Me largimin nga kombëtarja, 39-vjeçari do ta mbyllë kapitullin e tij si lojtari më i mirë argjentinas i të gjitha kohërave, duke lënë pas Diego Maradonën në gola, asistime dhe trofe të fituar.

Gjatë karrierës me Argjentinën, Messi ka luajtur 207 ndeshje, ka realizuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime.

Sulmuesi legjendar largohet nga kombëtarja pasi ka fituar tre trofe të mëdhenj, mes tyre Kupën e Botës dhe dy Kupa të Amerikës.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet