Pas mbylljes së ndeshjeve të javës së katërt në Kategorinë e Parë, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur 11-shen më të spikatur, bazuar në paraqitjet e futbollistëve gjatë sfidave të luajtura këtë fundjavë.
Të lidhura
None found
Ekipi ideal është ndërtuar me skemën 1-4-4-2. Në portë është vendosur Maltos Becker i Burrelit.
Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Gabriel Schepanski i Kukësit, Sodiq Atanda i Sopoti, Paolo Kasmollari i Pogradecit dhe Erblin Koka i Burrelit.
Katërshja e mesfushës përfshin Edmond Hoxhën e Kastriotit, Alissonin e Kukësit, Sabit Bilalin e Besëlidhjes dhe Mehdi Çobën e Flamurtarit.
Në vijën e parë janë përzgjedhur Olamide i Besëlidhjes dhe Mavanga i Ilirisë.
Trajneri më i mirë i javës së katërt është shpallur Bledi Kadiu i Kukësit, i cili udhëhoqi skuadrën drejt fitores 3-0 ndaj Korabit.
