Arrestimi i drejtueses së SHISH-it, Gjinovci ngre dyshime për informacione të mundshme te Rama

Vendimi i SPAK-ut për ta lënë në arrest shtëpie dhe për ta pezulluar nga detyra drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë.

Të lidhura

None found

Mes zërave që kanë komentuar rastin është edhe Rron Gjinovci. Ai rikujtoi angazhimin e mëparshëm të Hysenit në institucionet e sigurisë së Kosovës, si dhe kalimin e saj në Shqipëri, ku fillimisht mori detyrën e këshilltares së kryeministrit Edi Rama për sigurinë kombëtare dhe më vonë u vendos në drejtimin e SHISH-it.

Gjinovci vë në pikëpyetje mënyrën se si institucionet kosovare e menaxhuan kalimin e një ish-zyrtareje të lartë të inteligjencës së Kosovës drejt strukturave të sigurisë shqiptare. Sipas tij, ky zhvillim duhej të shoqërohej me verifikime nga institucionet e Kosovës. Në një reagim të publikuar në Facebook, ai ngre gjithashtu dyshimin për rrjedhje të mundshme informacioni dhe akuzon institucionet kosovare për mosveprim, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

SPAK-u ka vendosur në arrest shtëpie dhe ka pezulluar nga detyra Vlorë Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shqiptar.

Para se të vijonte karrierën në Shqipëri, Vlora Hyseni kishte punuar në AKI. Në Shqipëri ajo arriti, në mënyrë të befasishme, në nivelet më të larta të strukturave të sigurisë. Për rreth dy vjet shërbeu si këshilltare e Edi Ramës për sigurinë kombëtare, ndërsa në vitin 2023 Rama e propozoi për postin e drejtueses së shërbimit inteligjent të Shqipërisë.

Në rrethana normale, institucionet e Kosovës do të duhej ta hetonin për mundësinë që informacione të ishin përcjellë te Edi Rama, por te ne nuk ka shtet.


Shtuar 22.09.2026 09:43

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet