Kurti dhe Erdoğan takohen në New York, në fokus siguria, ekonomia dhe ish-krerët e UÇK-së

Gjatë vizitës në New York, ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Të lidhura

None found

Kurti bëri të ditur se në bisedë shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës në procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit, në diplomaci, në forcimin e kapaciteteve ushtarake, në krijimin e bazave të industrisë së mbrojtjes dhe në synimin për anëtarësim në NATO.

Palët diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak dhe në fushën e sigurisë. Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Turqisë kanë arritur në rreth 1 miliard dollarë, ndërsa synimi është që kjo vlerë të rritet edhe më tej.

Kurti përmendi edhe investimet turke në Kosovë, mes të cilave fabrikën e re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec, projekte që po zhvillohen në bashkëpunim me kompani nga Turqia.

Gjatë takimit, kryeministri i Kosovës vlerësoi rolin shumëvjeçar të Turqisë në KFOR dhe kontributin e saj në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë. Në këtë kuadër, ai veçoi profesionalizmin e Gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve si komandant i forcës së NATO-s në Kosovë.

Një tjetër temë e bisedës ishte aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kurti e cilësoi vendimin, të shpallur javën e kaluar, si të padrejtë nga aspekti juridik e moral dhe të pasaktë në planin historik e faktik, duke theksuar se ai duhet të korrigjohet në Apel.

Së bashku me Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, Kurti ngriti edhe çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm dhe sistematik të komunitetit shqiptar nga shteti i Serbisë. Ai përmendi pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në secilin institucion shtetëror atje.

Sipas Kurtit, garantimi i të drejtave të barabarta për komunitetet në vendet përkatëse është mënyra e domosdoshme për një trajtim të drejtë dhe të barabartë.

Kosova dhe Turqia pritet të vazhdojnë thellimin e marrëdhënieve miqësore, si dhe forcimin e lidhjeve ekonomike e tregtare. Në përfundim të takimit, Kurti e ftoi presidentin Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës.


Shtuar 22.09.2026 08:15

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet