Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vite, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

Mediumi gjerman “Cicero”, ka publikuar një analizë të gjerë mbi aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje veçanërisht për dënimin prej 25 vitesh burgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në analizën e publikuar më 20 shtator, autori Alexander Rhotert vëren se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa e konsideron të kuptueshme kritikën e ardhur nga Kosova lidhur me lartësinë e dënimeve.

Të lidhura

None found

“Cicero” e vendos rastin në kontekst me disa prej proceseve të zhvilluara nga tribunalet ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Në analizë përmenden raste si ai i Biljana Plavšić, e dënuar me 11 vjet burg, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet dhe ish-gjenerali i policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burg.

Në rastin e Đorđevićit, “Cicero” rikujton se dënimi lidhej me krime të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

Në këtë kontekst, autori krahason dënimin e Thaçit me dënime të tjera të dhëna për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe argumenton se dënimi prej 25 vitesh burgim duket dukshëm më i lartë se në disa prej rasteve të krahasuara.

Sipas analizës, krahasimi mes rastit të Thaçit dhe atij të Đorđevićit ngre të paktën një pikëpyetje, megjithëse autori pranon se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme dhe për raste me rrethana juridike të ndryshme.

“Cicero” ndalet gjithashtu te një tjetër element i rëndësishëm i aktgjykimit, duke theksuar se Gjykata nuk ka konstatuar se të dënuarit kishin synim dëbimin apo vrasjen masive të personave jo-shqiptarë dhe se akuza nuk arriti të provonte një synim të tillë.

Analiza e mediumit gjerman e vendos kështu aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në një debat më të gjerë mbi proporcionalitetin e dënimeve dhe mënyrën se si janë trajtuar juridikisht rastet e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Në Kosovë, aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa krahasimet me vendimet e tribunalëve ndërkombëtarë për ish-zyrtarë serbë dhe boshnjakë, kanë qenë pjesë e debatit publik mbi drejtësinë e procesit dhe masën e dënimeve.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet