Armend Muslika, vetëm 17 vjeç, nuk ishte pjesë e listës me 29 lojtarë të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve, megjithëse mund të përbënte një alternativë për Kombëtaren shqiptare.
Mesfushori shqiptar ka dhënë përgjigjen e tij në fushë, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca me Tottenham U18 në përballjen e Premier League U18 ndaj WBA.
Të lidhura
None found
Goli i Muslikës është publikuar edhe nga akademia e Tottenham, e konsideruar ndër më elitat në Angli. “Armend Muslika gjen rrjetën nga distanca”, shkruhet në përshkrimin e postimit.
Shifrat e tij në sezonin e ri janë mbresëlënëse: 5 gola në 6 ndeshje në kampionatin përkatës, një rendiment i jashtëzakonshëm për një mesfushor.
