Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se në Hagë është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka rrëfyer se ky udhëtim drejt Hagës dallonte nga vizitat e shumta që kishte zhvilluar gjatë gjashtë viteve të fundit.
Ai ka thënë se u ndje shumë i mërzitur kur u takua me Presidentin pas vendimit që e cilësoi të padrejtë.
Sipas Tahirit, Thaçi vazhdonte të ishte i qetë dhe i fortë, duke ruajtur besimin se Apeli do ta korrigjojë atë që ai e konsideron padrejtësi.
