Liderët botërorë drejt Nju Jorkut për Asamblenë e OKB-së: temat që pritet të dominojnë

Nju Jorku pret këtë javë liderë dhe diplomatë nga vende të ndryshme të botës për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një prej forumeve kryesore të diplomacisë ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Me më shumë se 130 krerë shtetesh dhe qeverish të pranishëm, takimi pritet të shërbejë si hapësirë për bisedime dypalëshe, negociata dhe shkëmbim qëndrimesh mbi konfliktet dhe sfidat më të mëdha globale.

Lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme do të jenë ndër çështjet qendrore të diskutimeve, krahas marrëdhënieve mes fuqive të mëdha, çështjes palestineze, inteligjencës artificiale dhe së ardhmes së OKB-së.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë disa takime me liderë të huaj, ndërsa në Nju Jork pritet të mbërrijë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Lufta në Ukrainë dhe përpjekjet diplomatike për përfundimin e saj mund të jenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve.

Edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme do të kenë një vend të veçantë në axhendë. Franca pritet të zhvillojë një takim kushtuar zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas pritet t’i drejtohet Asamblesë përmes një videoje, pasi administrata amerikane nuk i ka dhënë vizë për të udhëtuar në SHBA.

Në punimet në Nju Jork pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Delegacioni iranian, ku përfshihet presidenti Masoud Pezeshkian, do të jetë gjithashtu pjesë e Asamblesë.

Inteligjenca artificiale është një tjetër temë që pritet të marrë vëmendje këtë vit. Diskutimet e OKB-së do të përqendrohen te ndikimi i kësaj teknologjie dhe te nevoja për vendosjen e rregullave ndërkombëtare për përdorimin e saj.

Mbledhja zhvillohet në një periudhë të rëndësishme edhe për vetë organizatën. Sekretari i Përgjithshëm António Guterres po përgatitet të largohet nga detyra në fund të vitit, ndërsa gara për pasardhësin e tij vijon.

Në axhendë pritet të jetë edhe gjendja financiare e OKB-së. Shtetet e Bashkuara kanë paguar 827 milionë dollarë në kuota ndaj organizatës, e cila vazhdon të përballet me vështirësi financiare.


Shtuar 21.09.2026 13:55

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet