Pasditen e së dielës, në kryeqytetin austriak, mërgimtarë të shumtë shqiptarë dolën në protestë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniasi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit në Vjenë u dëgjuan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në shtete të tjera.
Ndërkohë, në Prishtinë, sonte nga ora 21:00 do të mbahet protesta e pestë radhazi.
