Pas nisjes së takimit, tabela e rezultatit tregon 0-0 mes Tiranës dhe Elbasanit.
Përballja i përket javës së 5-të të “Abissnet Superiore” dhe po zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Arbitër i ndeshjes është Olsid Ferataj.
Të lidhura
None found
Tirana e nis sfidën me Bekaj, Ndong, Krymi, Myslovic, Vogli, Kiss, Alvarez, Vitija, Xhixha, Hazrollaj dhe Stanic. Në pankinën e ekipit kryeqytetas është trajneri Dean Klafuriç.
Elbasani rreshtohet me Aleksovski, Lulaj, Tresa, Nikaj, Kasa, Ibrahim, Mazari, Boriçi, Lila, Diallo dhe Gjini. Skuadra verdheblu drejtohet nga Ivan Gvozdenovic.
1′ Topi është vënë në lëvizje dhe ka nisur sfida Tirana-Elbasani.
