Ky është Artan Murtaj, 44-vjeçari që mbeti viktimë në atentatin e sotëm në Sarandë. Myrtaj, njihej ndryshe edhe “Tani Ruzhdiut” dhe rezultonte me precedentë të shumtë penalë, i përfshirë një një plagosje një vit më parë.
Myrtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.
Të lidhura
Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44-vjec, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.
Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj, ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.
Aktualisht, në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrtaj dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.
Artan Myrtaj gjithashtu, njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.

