Gjykata e Tiranës, ka lënë në masën “arrest në burg” Eno Agasin, i arrestuar pë zhdukjen e verërave me vlerë 950 mijë euro nga vila e kushëririt të tij, Ergys Agasi, i cili ra në prangat e policisë disa javë më parë.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se dosja e Eno Agasit i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Të lidhura
None found
Eno Agasi, u shpall në kërkim nga Prokuroria në dhjetor të 2025, pasi dyshohej se kishte lidhje me zhdukjen e një sasie vere në kantinën e Ergys Agasit.
Ndërkohë, Ergys Agasi, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), u arrestua më 26 gusht, në Durrës dhe u la në burg nga GJKKO.
