Bekim Sali në Washington: Maqedonia e Veriut ruan fokusin te aleanca me SHBA-në dhe siguria euroatlantike

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ishte sot pjesë e një diskutimi të zhvilluar nga Këshilli Atlantik në Washington D.C., ku mori pjesë së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit u trajtuan marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontributi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, si dhe temat që lidhen me sigurinë, zhvillimin dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas Salit, nga Washingtoni u përcoll vullneti për të vijuar angazhimin e vendit në partneritetet strategjike dhe në forcimin e sigurisë euroatlantike.

“Diskutimi u përqendrua te partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjegjësia jonë si aleat në NATO, siguria, zhvillimi dhe rruga drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Sali.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë partneritetet strategjike, ndërsa synon ndërtimin e një të ardhmeje më të fuqishme, më të sigurt dhe më prosperuese.


Shtuar 18.09.2026 13:32

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş