Harry Kane: Reali është favorit për Ligën e Kampionëve dhe me Mourinhon do të jetë edhe më i vështirë

Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munichut, mendon se Real Madridi do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë këtë sezon, pas emërimit të Jose Mourinhos si trajner i skuadrës.

Të lidhura

None found

Reprezentuesi anglez ka folur për forcën e klubit spanjoll, duke veçuar punën e Mourinhos dhe afrimet e reja të realizuara nga madrilenët.

“Real Madridi ka sjellë lojtarë të mirë, ndërsa Mourinho është një trajner i madh dhe do të dijë t’i nxjerrë në pah cilësitë më të mira të futbollistëve që ka në dispozicion”.

Sipas Kane, Real Madridi është gjithmonë pjesë e grupit të skuadrave pretendente për triumf në Ligën e Kampionëve, ndaj të gjitha ekipet i pret një përballje e vështirë.

“Në Ligën e Kampionëve, Real Madridi gjithmonë arrin të jetë mes skuadrave që shkojnë në fazat e fundit. Vitin e kaluar ne ishim më të fortë se ata, por e dimë gjithashtu se ajo ishte një ndeshje shumë e vështirë”.

“Tani, me Josen në krye, gjithçka do të jetë edhe më e vështirë”.

Ndërkohë, Kane nuk e ka përjashtuar së fundmi mundësinë e një transferimi në Spanjë, duke deklaruar se në jetë nuk i dihet kurrë.//


sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet