VIDEO/ Jasir Asani shkëlqen në Champions-in aziatik, faqja zyrtare vlerëson paraqitjen e sulmuesit shqiptar

Jasir Asani po kalon një periudhë të rëndësishme, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare po spikat me kontributin e tij në repartin ofensiv, duke shënuar gola dhe duke dhënë asiste.

Në sfidën e fundit, anësori ishte vendimtar në suksesin 3-0 të Esteghlal ndaj Al-Sadd, takim i vlefshëm për Champions League-n aziatike. Asani pati një rol të drejtpërdrejtë në këtë fitore.

Të lidhura

None found

Faqja e Champions League-s aziatike ka publikuar një video me momentet më të rëndësishme të ndeshjes, ku fillimisht Asani shënon dhe më pas asiston në mënyrë të shkëlqyer për golin e dytë të skuadrës së tij.

Paraqitjet e tij vijnë në një moment të rëndësishëm, pasi nesër trajneri Rolando Maran do të bëjë publike listën zyrtare për ndeshjet që Kombëtarja do të zhvillojë në fundin e muajit shtator dhe gjatë tetorit. Golat dhe asistet e Asanit mund ta ndihmojnë italianin në vendimmarrjen për përzgjedhjet përfundimtare.


Shtuar 18.09.2026 12:37

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş