Katër lojtarë jashtë për Ligën e Kombeve, Maran shpall të premten listën e Shqipërisë

Shqipëria do të përballet me katër mungesa të rëndësishme në grumbullimin e këtij muaji për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Trajneri Rolando Maran do ta bëjë publike të premten listën e futbollistëve të ftuar, por për shkak të lëndimeve nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë.

Portieri Thomas Strakosha, sulmuesi Myrto Uzuni, si dhe mbrojtësit Arlind Ajeti e Marash Kumbulla, nuk do të jenë të gatshëm për përballjet e ardhshme.

Këto mungesa përbëjnë shqetësim për stafin teknik, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që futbollistët kanë luajtur së fundmi në formacionin kuqezi.

Në listën e Maranit priten ndërkohë edhe dy rikthime. Rey Manaj dhe Ernest Muçi pritet të bashkohen sërish me Kombëtaren, duke shtuar mundësitë e trajnerit italian në repartin e sulmit.

Grumbullimi i Shqipërisë do të nisë të hënën e ardhshme, ndërsa gjatë kësaj periudhe kuqezinjtë do të luajnë katër ndeshje. Dy prej tyre do të jenë kundër San Marinos, kurse sfidat e tjera do të zhvillohen ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës.

Takimet janë planifikuar të luhen nga 26 shtatori deri më 6 tetor. Maran synon që Shqipëria të sigurojë në këtë seri ndeshjesh rezultatet e nevojshme për të avancuar në Ligën e Kombeve.


sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibom