Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare shkrimtarja dhe dramaturgia britaniko-amerikane Bonnie Greer

Shkrimtarja, dramaturgia dhe analistja e njohur britaniko-amerikane Bonnie Greer u nda nga jeta të martën në mbrëmje, në moshën 77-vjeçare, pas një periudhe me sëmundje.

Të lidhura

None found

David Hutchins, bashkëshorti i saj, ishte ai që konfirmoi lajmin e hidhur. Ai theksoi se Greer la gjurmë të pashlyeshme në skenën kulturore dhe jetën publike të Britanisë përmes mendjemprehtësisë, trimërisë dhe zërit të saj unik, duke e cilësuar si bashkëudhëtaren e tij të jetës, njeriun më të besuar dhe burim frymëzimi.

E lindur më 16 nëntor të vitit 1948 në Shtetet e Bashkuara, Greer u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1986 dhe mori nënshtetësinë britanike njëmbëdhjetë vjet më pas, në 1997.

Veprimtaria e saj letrare ishte e gjerë dhe përfshinte romane, eseistikë, pjesë teatrale dhe shkrime publicistike, ku në qendër të vëmendjes vinin shpesh përvojat e grave dhe të minoriteteve. Romani i saj debutues, “Hanging By Her Teeth”, erdhi për lexuesit në vitin 1994 dhe ndoqi rrugëtimin e një gruaje me ngjyrë amerikane nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Evropë në kërkim të të atit. Më tej, ajo botoi “Obama Music” në 2009, biografinë “Langston Hughes: The Value of Contradiction” kushtuar ikonës së Rilindjes së Harlemit, si dhe kujtimet me titull “A Parallel Life”, të cilat panë dritën e botimit në 2014.

Përveç letërsisë, Greer ishte një prani konstante dhe e respektuar në median britanike. Ajo bashkëpunoi me gazeta të tilla si Guardian, Independent dhe New Statesman, ndërsa ishte shpesh e ftuar si paneliste në emisione të debateve aktuale si “Newsnight Review” dhe “Question Time”. Pikërisht në këtë të fundit, një episod i veçantë ku ajo u ndesh me liderin e ekstremit të djathtë, Nick Griffin, u shndërrua më vonë në lëndë të parë për operën e saj me titull “Yes”.

Kontributi i saj shtrihej edhe në fushën e edukimit dhe institucioneve artistike. Ajo ishte anëtare bordi në institucione prestigjioze si Royal Opera House, British Museum dhe London Film School, si dhe shërbeu si kancelare e Universitetit Kingston në Londër.

Në shenjë vlerësimi për përkushtimin e saj ndaj arteve, në vitin 2010 Greer u nderua me titullin Oficere e Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE). Më tej, në vitin 2022, ajo u zgjodh anëtare me të drejta të plota e Shoqërisë Mbretërore të Letërsisë.

Pas daljes së lajmit për ndarjen e saj nga jeta, shkrimtarja Bernardine Evaristo e përkujtoi si një ndër zërat më me ndikim dhe më të spikatur në trajtimin e kulturës së komuniteteve me ngjyrë në Britani gjatë fundit të shekullit të kaluar dhe fillimit të mijëvjeçarit të ri. Nga ana e tij, ish-zëvendëskryeministri David Lammy e përshkroi si një “shkrimtare dhe artiste të jashtëzakonshme”, duke e quajtur gjithashtu “elokuente, nga ato që të bëjnë të mendosh” dhe “një forcë të vërtetë të gjallë”.

Njerëzit më të dashur të saj, përfundoi i shoqi, do të kujtojnë përherë ngrohtësinë, të qeshurën, dashamirësinë dhe talentin e rrallë që kishte Bonnie për të bërë që njerëzit të ndiheshin të bashkuar.


Shtuar 16.09.2026 16:41

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegelstarzbet