Profesori amerikan Edward P. Joseph ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në rrjetin social X, Joseph bëri të ditur se të katër të akuzuarit, mes tyre edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë shpallur fajtorë.
“Në vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të katër të pandehurit nga Kosova, përfshirë ish-Presidentin Thaçi, janë gjetur fajtorë. Pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit nga Serbia, ky vendim do të ketë jehonë dyfish negative në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar ai.
Reagimi i profesorit amerikan u bë publik pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
