Fatmir Limaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar atë si të papritur, të pamerituar dhe të padrejtë.
Të lidhura
None found
“Sot nga Haga morëm lajme të këqija, të papritura, të pamerituara dhe të padrejta. U shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj themeluesve të UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës”, deklaroi Limaj.
Ai theksoi se vendimi është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e popullit të Kosovës apo të tijin personal.
“Ky aktgjykim është i padrejtë dhe i papranueshëm. Ai nuk është në emër të popullit të Kosovës dhe as në emrin tim. E di se sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, por nuk duhet të lejojmë që dikush t’i keqpërdorë këto ndjenja kundër vendit tonë. Ta shndërrojmë zhgënjimin, dëshpërimin dhe mërzinë tonë në forcë të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës”, tha ai.
