Në Hagë janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa vetëm pak orë mbeten deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Të lidhura
None found
Policia që mban rendin dhe sigurinë pranë objektit të Gjykatës Speciale në Hagë u ka kërkuar qytetarëve të pranishëm të largohen nga ndërtesa.
Nëpërmjet një njoftimi me zë, autoritetet kanë bërë të ditur se, nëse të pranishmit nuk e zbatojnë urdhrin për t’u larguar, do të përdoret forca.
“Urdhri nga policia është që të largoheni nga ndërtesa e Tribunalit, përndryshe do të përdorim forcë”, thuhet në thirrjen e policisë.
Kjo situatë po ndodh vetëm pak çaste para se të shpallet aktgjykimi në rastin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se seanca e shpalljes së aktgjykimit është planifikuar për sot, 16 shtator, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Hagë. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet edhe në internet.
Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar këto akuza dhe janë shprehur të pafajshëm.
Telegrafi po raporton drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet para dhe gjatë shpalljes së aktgjykimit.
