QMK raporton: Asnjë vatër zjarri aktive, 11 prej tyre janë shuar plotësisht

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 7:30 të kësaj mëngjesi janë evidentuar 12 zjarre në hapësira të hapura, por asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezik aktiv. Njëri prej zjarreve ndodhet nën kontroll, ndërsa 11 të tjerë janë shuar plotësisht.

Të lidhura

None found

Zjarri që përfshin territoret e komunave Makedonski Brod dhe Sopisht është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve. Bëhet fjalë për zonën e fshatit Belica në komunën Kajorec (komuna M. Brod), e cila shtrihet deri në Jasen (komuna Sopisht), ku digjet pyll i ulët dhe i përzier.

Nga QMK bëjnë me dije se 11 zjarret e shuara janë regjistruar në këto lokacione: në Komunën e Tearcës, fshati Nerasht – mbeturina; në Komunën Shën Nikollë, fshati Erxheli – bimësi e ulët dhe mbeturina; në Komunën e Velesit, fshatrat Rashtani dhe Beleshtevicë – bimësi e ulët; në Komunën Karposh, Skeli i Vardarit – mbeturina; në Komunën e Sarajit, fshati Svilare e Poshtme – bimësi e ulët dhe pyll i përzier; në Komunën e Gazi Babës, fshati Trubarevë – bimësi e ulët dhe mbeturina; në Komunën e Dollnenit, fshati Desovë – bimësi e ulët; në Komunën e Manastirit, pranë burgut “Ekonomia” – bimësi e ulët; në Komunën e Kumanovës, fshati Agino Selo – bimësi e ulët; në Komunën e Ilindenit, fshatrat Deljadrovci dhe Mrshevci – bimësi e ulët; si dhe në Komunën e Gazi Babës, fshati Stajkovci – bimësi e ulët, thuhet në njoftimin e QMK-së.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel