SHBA-ja zhvendos 52 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme, preket edhe Maqedonia e Veriut

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po ndryshon destinacionin e dhjetëra milionë dollarëve të parashikuar si ndihmë ushtarake për disa shtete të Evropës dhe Lindjes së Mesme, duke i kaluar këto fonde te vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit që Departamenti amerikan i Shtetit i ka dërguar Kongresit, 52 milionë dollarë nga fondet për financimin e ushtrive të huaja do të rialokohen. Shuma, e cila fillimisht ishte caktuar për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun, do t’i drejtohet Panamasë, Perusë, Ekuadorit dhe Kolumbisë, raportoi AP.

Ky hap pason vizitën që sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi javën e kaluar në Kolumbi, Ekuador dhe Peru. Gjatë qëndrimit të tij atje, Rubio premtoi vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për këto vende.

Zhvendosja e fondeve bëhet në kuadër të një rivlerësimi më të gjerë të politikave të sigurisë nga administrata Trump. Uashingtoni ka shkurtuar ose ka transferuar një pjesë të fondeve dhe trupave nga Evropa, ndërsa Trump i ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Mes shteteve të prekura nga riorganizimi financiar janë Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia, të cilat janë anëtare të NATO-s. Megjithatë, kjo masë nuk do të thotë se financimi ushtarak amerikan për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun do të ndërpritet tërësisht.

Ende nuk është bërë publike shuma e saktë që do t’u mbetet këtyre katër vendeve pas rialokimit. Sidoqoftë, ndryshimi tregon një drejtim të ri të administratës Trump, të përqendruar te forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë me shtetet e Amerikës Latine.


Shtuar 15.09.2026 19:27

sultanbeyli escortparla iptvcratosroyalbetjojobetromabetcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriholiganbetJojobetonwinMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis