Dinamo zyrtarizon afrimin e Saliou Sembenes, qendërmbrojtësi firmos deri në vitin 2029

Dinamo ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Saliou Sembene, i cili bëhet përforcimi më i ri i skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Të lidhura

None found

Futbollisti senegalez ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, marrëveshje që do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2029. Sembene do të luajë me fanellën me numrin 17.

I lindur në Senegal më 26 tetor 2001, mbrojtësi është formuar në vendin e tij përpara se të transferohej në Shqipëri gjatë verës së vitit 2021. Në futbollin profesionist shqiptar ai u aktivizua fillimisht me Partizanin.

Me skuadrën e kuqe, Sembene ka kaluar pesë vite në kampionatin shqiptar, ku ka fituar eksperiencën e nevojshme dhe është konsoliduar në rolin e qendërmbrojtësit.

Kalimi te Dinamo shënon nisjen e një etape të re në karrierën e tij, ndërsa trajneri Ilir Daja tashmë mund të llogarisë te shërbimet e tij për ndeshjet e ardhshme të kampionatit.

Dinamo i ka uruar mirëseardhjen Saliou Sembenes dhe i ka dëshiruar suksese në planin individual, si edhe në përfaqësimin e fanellës legjendare të klubit.


Shtuar 15.09.2026 19:07

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis