Pagat e magjistratëve, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet

Komisioni i Ligjeve i dha miratimin nen për nen ndryshimeve ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve, me 8 vota pro të socialistëve dhe 3 kundër të demokratëve.

Drafti pritet të shqyrtohet dhe të votohet të enjten në seancë plenare.

Të lidhura

None found

Debati për pagat u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re, e cila duhej të ishte në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas skadimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën që, duke nisur nga 1 gushti, paga referuese të përllogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, si dhe të shtohej kompensimi prej 14 mijë lekësh për kualifikimin.

Me kërkesë të Partisë Demokratike dhe me miratimin e shumicës, në mbledhje u ftuan përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Ata shprehën kundërshtime ndaj formulës së propozuar nga qeveria.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi variantin e mazhorancës. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, mbajti qëndrimin më kritik gjatë raportimit para deputetëve. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëhet objekt negocimi.

Edhe opozita kërkoi që ndryshimet të rrëzoheshin, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka përcaktuar siç duhet hierarkinë e pagave në sistemin e drejtësisë.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cilësoi situatën si një krizë kushtetuese të shkaktuar nga ekzekutivi dhe qeveria. Ai tha se opozita e kishte paralajmëruar këtë problem 10 vite më parë, duke shtuar se qeveria nuk është në gjendje të vendosë një hierarki pagash dhe se ligji duhet të rrëzohet.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i pranishëm në mbledhjen e komisionit, kritikoi Kuvendin për mosmiratimin në kohë të formulës së re. Megjithatë, ai deklaroi se varianti i paraqitur nga mazhoranca e zgjidh situatën.

Gogu pranoi se Kuvendi nuk e kishte respektuar afatin e 31 korrikut, duke theksuar se kjo nuk kishte nevojë për justifikim. Sipas tij, vonesa e parlamentit nuk do të sillte përplasje mes pushteteve.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle