Në një intervistë për emisionin “Minuta e parë”, gazetari i njohur Osman Stafa, ka folur për kërcënimin me vdekje të marrë përmes një mesazhi në rrjete sociale, për të cilin bëri denoncim në polici.
Ai theksoi se kërcënimin e ka marrë një ditë pasi publikoi një video të një qytetari që shoqërohej për shkak se kishte vezë në një qese.
Të lidhura
None found
“Kërcënimi erdhi një ditë pas një denoncimi që një qytetar kapet me vezë në rrugë. Nuk është as tek parlamenti. Ishte duke ecur, ka pasur qese me vezë në dorë. Unë pyes se si e verifikon punonjësi i policisë, që në këtë rast është civil, që këtë vezën, e ka për të goditur deputetin dhe ta marrë në shtëpi.
Unë si gazetar isha dhe e filmova një ndodhi që për mua ishte tejkalim i kompetencës së Policisë së Shtetit. Nëse ke dyshime ço patrullën. Pas këtij momenti, marr mesazh kërcënues. Unë nuk e pashë atë ditë.
Është i identifikueshëm. Pres nga policia që të marrë masat dhe të çojë para përgjegjësisë këdo që lëshon kërcënime që kanë të bëjnë me jetën e njeriut”, theksoi gazetari Stafa.
