Trump publikon heliportin e ri në Shtëpinë e Bardhë: Synoj t’i rikthej rezidencës një shkëlqim të paparë

Donald Trump ka prezantuar pamjet e para të heliportit të sapondërtuar në Shtëpinë e Bardhë. Platforma është pjesë e një sërë projektesh rinovimi të urdhëruara nga presidenti amerikan për modernizimin e rezidencës presidenciale.

Të lidhura

None found

E realizuar me granit të zi dhe të bardhë, zona e re për uljen e helikopterëve ka një diametër prej afro 30 metrash. Në pjesën qendrore të saj është vendosur një vulë presidenciale e punuar me granit të zi.

Trump shprehu krenari për rezultatin, ndërsa e përshkroi projektin si një “vepër arti”.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan deklaroi se platforma ishte punuar bukur me granit të gdhendur, duke ndërthurur nuancat e së zezës dhe të bardhës.

Sipas pretendimit të Trump, ndërtimi i ri do të rezistojë për “mbi një milion vjet”. Ai e paraqiti këtë projekt si pjesë të vizionit të tij më të gjerë për transformimin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti tha se e konsideronte nder që, gjatë kohës së lirë, të mund t’i rikthente Shtëpisë së Bardhë bukurinë dhe shkëlqimin në nivele që, sipas tij, nuk ishin parë as në vitin 1792, kur ajo u ndërtua.

Duke kritikuar administratat e mëparshme, Trump pretendoi se rezidenca presidenciale ishte lënë në gjendje të rënduar. Pas ndryshimeve të realizuara, ai deklaroi: “Tani është një pallat!”

Në të njëjtën kohë, brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë po vazhdojnë punimet për sallën e re të ballove, kostoja e raportuar e së cilës arrin në rreth 400 milionë dollarë.

Plani përfshin ngritjen e një hapësire me sipërfaqe afërsisht 88 mijë metra katrorë në vendin ku më parë ndodhej Krahu Lindor. Ky i fundit u shemb me urdhër të Trump.

Administrata amerikane njofton se deri tani është realizuar rreth 65% e punimeve. Ekipet po ndjekin një ritëm intensiv, duke punuar deri në 20 orë në ditë dhe gjatë të shtatë ditëve të javës.

Ndërtimi i sallës së ballove ka shkaktuar polemika dhe është kundërshtuar edhe përmes procedurave ligjore. Gjykatat i pezulluan më herët punimet, por Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi më pas që ato të vazhdonin përkohësisht.

Sipas administratës Trump, për këtë projekt janë shpenzuar ose angazhuar tashmë rreth 200 milionë dollarë të siguruara nga donacione private.


Shtuar 15.09.2026 12:44

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom