Bedri Hamza për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Trashëgimi e qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e saj.

Të lidhura

None found

Sipas Hamzës, Kosova ka humbur një grua të fortë, nënë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare, e cila ia përkushtoi tërë jetën vendit dhe qytetarëve të saj.

“Flora nuk u përkul kurrë para vështirësive. Ajo qëndroi me dinjitet, guxim dhe përkushtim deri në fund të jetës”, ka shkruar Hamza.

Ai ka vlerësuar se Brovina do të kujtohet gjithmonë si një simbol i qëndresës dhe i dashurisë për atdheun.

“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka deklaruar ai.

Në emër të tij dhe të PDK-së, Hamza u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të gjithë personave që e kanë njohur Flora Brovinën.

“Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për Flora Brovinën!”, ka përfunduar Hamza.


Shtuar 15.09.2026 12:00

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom