Tirana shlyen gjobën 5 milionëshe, tifozët rikthehen ndaj Elbasanit

Tifozët bardheblu do të jenë sërish në stadium për përballjen e Tiranës me Elbasanin, në kuadër të javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur të paguajnë gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetër, duke mundësuar rikthimin e mbështetësve në tribuna.

Të lidhura

None found

Në ndeshjen kundër Vorës, Tirana u detyrua të luante pa praninë e tifozëve për shkak të masës së vendosur nga Komisioni i Disiplinës. Sipas rregullores, gjoba mund të shlyhet vetëm pasi skuadra të ketë vuajtur gjysmën e pezullimit.

Përballja Tirana-Elbasani është caktuar për më 20 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi”, sipas kalendarit zyrtar të kampionatit.

Pas katër javëve të para, Elbasani ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa Tirana ndodhet një pikë më poshtë në renditje. Kjo diferencë e ngushtë ia shton rëndësinë duelit për të dyja skuadrat.


Shtuar 15.09.2026 11:55

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom