Forumi Rinor Shqiptar ka bërë të ditur se sot në Shkup do të zhvillohet një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Të lidhura
None found
Veprimtaria do të mbahet në Sheshin “Skënderbej”, duke filluar në orën 18:00.
Forumi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër të bashkohen në këtë tubim, me synimin për t’i përcjellë gjykatës mesazhin se ata që shërbyen për lirinë nën emblemën e UÇK-së nuk mund të gjykohen nga asnjë gjykatë, pasi UÇK-ja është e pastër.
Sipas organizatorëve, nga Shkupi do të përcillet një zë i fuqishëm solidariteti dhe mbështetjeje për çlirimtarët.
“Liri për çlirimtarët” është mesazhi i aktivitetit, ndërsa UÇK-ja cilësohet si pjesë e historisë dhe e lirisë së shqiptarëve.
Forumi thekson se luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për drejtësi dhe për çlirimtarët.
Aktiviteti do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, nesër në orën 18:00.
