China Zorrilla”, trageti elektrik më i madh në botë mbërrin në Uruguai dhe nis shërbimin në tetor

Uruguai ka pritur tragetin “China Zorrilla”, i cili konsiderohet anija më e madhe e pasagjerëve tërësisht elektrike në botë. I ardhur nga Australia, mjeti shënon një zhvillim të rëndësishëm për transportin detar me emetime më të ulëta në Amerikën Latine.

Të lidhura

None found

Trageti do të vihet në shërbim nga kompania Buquebus dhe do të lidhë Colonia-n, qytetin historik kolonial në brigjet e Rio de la Plata, me Buenos Airesin e Argjentinës.

Me një kapacitet prej 2,500 pasagjerësh dhe 225 automjetesh, anija përfaqëson një investim prej rreth 200 milionë dollarësh, i financuar pjesërisht nga Banka Botërore.

Shërbimi në itinerarin detar prej rreth 60 kilometrash ndërmjet dy brigjeve pritet të nisë në mesin e tetorit.

Për operimin e saj janë ndërtuar pika të posaçme karikimi në portin e Buenos Airesit dhe në atë të Colonia-s. Sistemi energjetik i tragetit mbështetet te katër bateri gjigante me kapacitet të lartë, të cilat furnizojnë tetë motorët elektrikë.

Sipas Buquebus, ideja për krijimin e linjës së parë në Amerikën Latine që do të funksionojë me një anije plotësisht elektrike mori formë menjëherë pas pandemisë së COVID-19.

“China Zorrilla” u prodhua në kantierin Incat Tasmania, në Hobart të Australisë, duke përdorur alumin detar me rezistencë të lartë.

Pasi përfundoi ndërtimi, trageti u transportua me një anije të specializuar për ngarkesa të rënda dhe udhëtoi më shumë se 15,000 kilometra për të mbërritur në portin e Colonia-s në Uruguai.

Vënia e tij në punë synon të ulë ndjeshëm konsumin e karburanteve fosile në një nga korridoret kryesore të transportit të pasagjerëve që lidh Uruguain me Argjentinën.


Shtuar 14.09.2026 22:01

sultanbeyli escortparla iptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom