Tërmeti i mori njërën vajzë, babai me lot në sy kërkon të flasë me vajzën tjetër (FOTO LAJM)

Pak muaj më parë, në ditët e tmerrshme pas tërmetit një baba u bë pjesë e medias pasi i kërkoi ndihmë kryeministrit për vajzën e ti, pasi ishte lënduar gjatë tërmetit.

Vajza e tij, humbi jetë vetëm pak ditë më vonë, ndërkohë kryeministri Edi Rama smund të bënte asgjë pasi sipas tij, mjekët i kishin humbur shpresat se ajo do të jetonte.

Ndërkohë që ka kaluar vetëm një muaj, Ilia ka zgjedhur të bëhet pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” pasi dontë të fliste me vajzën tjetër të tij, me të cilën kishte më shumë se 3 vite që nuk kishte asnjë komunikim.

Ai në program kishte ftuar Rozetën dhe vajzën tjetër, Sabinën të cilës i kërkoi që të ribashkohen përsëri. Iljazi tregoi se në familjen e tyre kishin ndërhyrë shpesh të afërmit e Rozetës dhe se kjo e fundit i kishte kthyer të dyja vajzat kundër tij.

Në momentin kur Rozeta dhe Sabina kuptuan se kush i kishte ftuar nuk pranuan që të bashkoheshin me Iljazin. Ato treguan një version tjetër nga babai dhe se ai i kishte keqtrajtuar gjatë gjithë kohës.

“Kam 3 vite që e kam mohuar babain, sepse ai na ofendonte dhe gjithmonë bënte sherr duke na thënë që të largoheshim prej shtëpie”, – u shpreh Sabina.

Pavarësisht përpjekjeve dhe fjalëve të Iljazit për t’u ribashkuar përsëri, Sabina dhe mamaja e saj refuzuan kërkesën e tij duke thënë se ai nuk do të ndryshonte sjellje dhe se pas një jave do të fillonte përsëri po i njëjti avaz.? /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 21:30