Roshi shënon dhe shpëton Ahmatin nga humbja (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar në barazimin 1-1 të Akhmat Grozny me FC Rostov.

Roshi shënoi golin e barazimit për vendasit në minutën e 49’ nga penalltia, duke marrë një pikë të vlefshme.

Bernard Berisha i Kombëtares së Kosovës gjithashtu ishte titullar në këtë sfidë, ndërsa duhet thënë se kampionati është i egër për Akhmatin.

Ekipi i shqiptarëve po lufton për të qëndruar në elitën e kampionatit rus të futbollit. Momentalisht ndodhet në zonën e “play-out”-it. /


Shtuar 29.02.2020 21:38