Rama në Elbasan: Bashkitë që do të bashkohen do të funksionojnë si qytete, ndërsa shërbimet nuk do të reduktohen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Elbasan takimin e radhës me qytetarët, në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative-territoriale. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te mënyra se si riorganizimi i njësive vendore do të ndikojë në shërbimet publike dhe në zhvillimin ekonomik e social.

Sipas Ramës, bashkimi i Elbasanit me Cërrikun dhe Belshin, si edhe i Librazhdit me Prrenjasin, nuk do të shoqërohet me mbylljen apo shkurtimin e shërbimeve ekzistuese.

Të lidhura

None found

“Sot në Elbasan, ku Reforma Administrative-Territoriale do të sjellë bashkimet Elbasan – Cërrik – Belsh dhe Librazhd – Prrenjas, duke krijuar premisa të reja për zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm”, tha Rama.

Fjala e plotë:

Kryeministri deklaroi se shqetësimet dhe kundërshtitë e shprehura sot janë të ngjashme me ato që u dëgjuan në vitin 2015, kur u zbatua reforma e parë administrative-territoriale.

Ai tha se edhe atëherë kishte frikëra, dyshime dhe ngurrime të ngjashme me ato të sotmet, me ndryshimin se këtë herë bëhet fjalë për bashkimin e bashkive dhe jo të komunave me bashkitë.

Rama theksoi se zhvillimet e mëvonshme treguan se shqetësimet e vitit 2015 nuk u bazuan në fakte, pasi të gjitha komunat përfituan më shumë nga bashkimi.

“Të gjitha shifrat tregojnë që investimet u rritën dhe, në tërësi, shërbimet u përmirësuan”, u shpreh ai.

Kryeministri sqaroi gjithashtu se bashkitë aktuale nuk do të shndërrohen në njësi administrative, siç parashikohet nga një pjesë e perceptimit publik.

Nëse Prrenjasi bashkohet me Librazhdin, ai nuk do të ketë statusin e një njësie administrative të Bashkisë së Librazhdit. Po kështu, Cërriku dhe Belshi, pas bashkimit me Elbasanin, nuk do të funksionojnë si njësi administrative të kësaj bashkie.

Për këtë arsye, sipas Ramës, në strukturën e re do të krijohet qyteti si njësi administrimi. Struktura do të përbëhet nga bashkia, qyteti dhe më pas njësitë administrative.

Ai shtoi se marrëdhënia mes qytetit dhe njësive administrative përkatëse do të ruhet, me synim koordinimin sa më të mirë të shërbimeve.

“Asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet”, deklaroi Rama.

Sipas tij, bashkitë e tanishme ushtrojnë më pak funksione nga sa duhet dhe objektivi i reformës është rritja e kapaciteteve për t’u ofruar qytetarëve më shumë funksione dhe shërbime.


Shtuar 13.09.2026 23:00

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus