Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, deklaroi se LDK-ja nuk do ta mbështesë me votë qeverinë Kurti katër.
Të lidhura
None found
Ai e bëri këtë deklaratë para se të hynte në ndërtesën e Kuvendit, ku ishte thirrur seanca për formimin e qeverisë Kurti katër.
“Natyrisht se nuk do të votojmë për qeverinë Kurti”, u shpreh Guri.
Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Guri tha se nuk ka pasur takime ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
“Nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut. Ashtu siç e dini, prej orës 14:00 është seanca dhe është e pamundur të jenë në dy vende njëkohësisht”, theksoi ai.
I pyetur nëse pritet të mbahet një seancë tjetër për çështjen e presidentit, deputeti i LDK-së tha se nuk ka dijeni për një zhvillim të tillë.
“Jo, nuk kemi informacione”, përfundoi Guri.
