Rama në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi do të fitojë përmes së vërtetës

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale për gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, proces i cili po zhvillohet në Hagë dhe tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.

Duke e përshkruar situatën si një “farsë”, Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Thaçi do të dalë triumfues falë së vërtetës.

Shefi i qeverisë shqiptare thekson se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, në fund do të fitojnë liria dhe e vërteta.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund. E ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shprehet Rama.

Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.


Shtuar 12.09.2026 11:19

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel