Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses, për sa kohë që Federata e Futbollit të Kosovës drejtohet nga personat aktualë.
Futbollisti i Napolit e publikoi vendimin përmes profilit të tij zyrtar në Instagram, ku shprehu kritika ndaj udhëheqjes së FFK-së.
Të lidhura
None found
Rrahmani bëri të ditur se ka kaluar 10 vite me Kombëtaren, shtatë prej tyre në rolin e kapitenit, ndërsa theksoi se vendimi lidhet me ruajtjen e integritetit të tij si sportist dhe si njeri.
Sipas tij, kundërshtimet e vazhdueshme, faktorët e shumtë dhe mungesa e personave kompetentë për trajtimin e problemeve e ankesave kanë bërë që situata të mos ndryshojë prej vitesh.
Kapiteni tha gjithashtu se, në vend të mbështetjes, për më shumë se dy vite është përballur me sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara nga njerëzit që, sipas tij, duhej ta mbronin. Ai shtoi se drejtësia do ta dëshmojë një ditë të vërtetën.
FFK-ja ende nuk ka reaguar për njoftimin dhe akuzat e bëra nga Amir Rrahmani.
