Bëra gjithçka që ishte e mundur”, Klafuriç pas barazimit me Skënderbeun: Tërheqja nuk ishte zgjedhja ime

Skënderbeu dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në takimin e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”. Përballja u luajt në stadiumin e Korçës, ndërsa pas ndeshjes trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, komentoi situatat kryesore të sfidës.

Të lidhura

None found

“A u tërhoqëm pas avantazhit 0-1? Ky nuk ishte vendimi im. Doja që edhe pjesa e dytë të zhvillohej njësoj si e para. Megjithatë, Skënderbeu ushtroi shumë presion dhe ne patëm mundësitë tona edhe pse luajtëm me një lojtar më pak. Në fund, rezultati ishte barazimi.

Synimi ynë ishte të zhvillonim lojën tonë dhe të dilnim përpara në mënyrën tonë. Pasi Tirana kaloi në avantazh 0-1, Skënderbeu kërkoi me ngulm golin e barazimit. Presioni ishte i madh për ne, veçanërisht për shkak të tifozëve, pasi luanim në transfertë. Gjithsesi, e administruam ndeshjen dhe krijuam raste edhe në inferioritet numerik.

Sa i përket gjendjes fizike të Berishës dhe Hazrollajt, duhet thënë se patëm shumë kundërsulme dhe lojtarët përshkuan distanca të gjata. Për këtë arsye, ishte e pamundur që intensiteti i pjesës së dytë të mbetej i njëjtë. Edhe Skënderbeu bëri disa ndryshime. Për më tepër, Ndong u dëmtua dhe u detyruam ta zëvendësonim, gjë që na shqetësoi.

Në periudhën nga minuta e 60-të deri në të 80-tën pati një “black-out” nga Tirana. A mund të kishim bërë ndryshime? Sigurisht që po. Megjithatë, kjo ishte një ndeshje krejt tjetër nga ajo ndaj Vorës. Patëm mundësi për të shënuar, sidomos në pjesën e parë. Unë bëra gjithçka që mundesha”, deklaroi Klafuriç.


Shtuar 11.09.2026 20:49

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş