Lushaku-Sadriu: Tri grupet më të mëdha parlamentare duhet të propozojnë me radhë nënkryetarët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kundërshtuar mënyrën e ndjekur gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet t’ua diktojë grupeve të tjera parlamentare si procedurën, ashtu edhe kandidatët.

Të lidhura

None found

Pas ndërprerjes së seancës ku ishte planifikuar votimi për nënkryetarët, ajo deklaroi se deputetët e LDK-së u larguan nga salla pasi kryetarja e Kuvendit imponoi një mënyrë votimi që, sipas saj, nuk përputhej me rregullat parlamentare.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja kërkoi zbatimin e procedurës së përcaktuar nga Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja e Punës dhe praktika parlamentare. Ajo theksoi se tri grupet më të mëdha parlamentare kanë të drejtë të propozojnë nga një nënkryetar dhe se votimi duhet të zhvillohet sipas radhës.

“Ne si LDK e lëshuam sallën sepse kryetarja imponoi një votim dhe një mënyrë kalimi për zgjedhjen e nënkryetarëve, duke cenuar procedurën. Kërkuam respektimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Punës dhe praktikës parlamentare, sipas së cilës tri grupet më të mëdha parlamentare propozojnë nga një nënkryetar dhe votohen me radhë. Meqë pati përpjekje për të kaluar nga një grup te tjetri pa pasur propozim edhe nga grupi i dytë parlamentar, ne nuk u pajtuam me një veprim të tillë”, deklaroi ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, situata është krijuar edhe për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike për mënyrën e votimit. Ajo pretendoi se grupi më i madh parlamentar po përpiqet t’ua imponojë të tjerëve kandidatët për postet e nënkryetarëve.

Lushaku-Sadriu nënvizoi se LDK-ja e kishte pranuar të drejtën e Vetëvendosjes për të propozuar Ardian Golën si nënkryetar të Kuvendit dhe kërkoi që e njëjta parim të respektohej edhe për kandidatët e grupeve të tjera parlamentare.

“Kjo situatë erdhi si pasojë e mungesës së gatishmërisë së Vetëvendosjes për të gjetur një konsensus dhe një mënyrë të përbashkët votimi në pako. Imponimi i kësaj forme votimi e solli pikërisht këtë përfundim. Kjo tregon se grupi më i madh po përpiqet t’ua caktojë kandidatët grupeve të tjera. Për krijimin e institucioneve, Vetëvendosje duhej ta tejkalonte këtë qëndrim politik dhe t’ua njihte grupeve parlamentare të drejtën për të propozuar përfaqësuesit e tyre. LDK-ja ia njohu Vetëvendosjes të drejtën që Ardian Gola të ishte nënkryetar, por kjo nuk u respektua nga ata për kandidatët e tjerë, ndaj Kuvendi nuk u konstituua. Kjo është për keqardhje”, shtoi Lushaku-Sadriu.

E pyetur nëse LDK-ja do të jetë pjesë e seancës së ardhshme, ajo tha se gjithçka varet nga vullneti politik për ta zgjidhur situatën. Megjithatë, Lushaku-Sadriu theksoi se procedura tashmë është shkelur.

“Tani kemi përpara një krizë të vullnetit politik, e cila duhet të tejkalohet, dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Nuk ka rëndësi se cili grup është apo si quhet; procedura e Kuvendit të Kosovës përcakton se tri grupet më të mëdha parlamentare duhet t’i propozojnë nënkryetarët me radhë. Ne e kemi votuar kandidatin e VV-së për nënkryetar. LDK-ja ka qëndrimet dhe parimet e saj për mënyrën se si duhet të mbështetet shteti dhe të funksionojë demokracia, por grupi më i madh nuk po i njeh këto”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu shtoi se çështjet e ngritura mund të kërkojnë sqarime në planin ligjor dhe kushtetues.

“Të gjitha këto çështje kërkojnë interpretime ligjore. Për sa kohë që do të ketë paqartësi, do të jemi në krye të kërkesës për interpretime kushtetuese. Këto procedura janë sqaruar qartë në disa vendime. Nuk ka pasur më herët një situatë të tillë, pasi konstituimi është bërë me radhë sipas subjekteve politike. LDK-ja do të angazhohet që konstituimi të përfundojë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar rregullat”, përfundoi ajo.


Shtuar 11.09.2026 16:19

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş