Pesë kandidatë për drejtimin e PTHP-së për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, nis verifikimi i aplikimeve

Këshilli i Prokurorëve ka ngritur komisionet përgjegjëse për shqyrtimin e kandidaturave për postin e drejtuesit të ri të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë pozicion kanë aplikuar gjithsej 5 kandidatë.

Të lidhura

None found

Mes kandidatëve janë prokurori i lartë Jove Cvetanovski, prokurori i Prokurorisë së Lartë dhe ish-prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov, prokurorja e PTHP Shkup, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e PTHP NKOK, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Komisioni do të kontrollojë nëse aplikantët i plotësojnë kriteret ligjore dhe kushtet e përcaktuara në shpallje. Rezultatet e shqyrtimit do të publikohen në ueb-faqen e Këshillit brenda tre ditësh, bëri të ditur kryetari i këtij institucioni, Bashkim Besimi.

Sipas rregullave të përcaktuara, për këtë detyrë mund të kandidojnë prokurorët publikë që kanë të paktën 6 vjet përvojë të pandërprerë në funksionin e prokurorit deri në ditën e aplikimit, si dhe vlerësim pozitiv gjatë 3 viteve të fundit.

Zgjedhja e drejtuesit të ri është planifikuar të zhvillohet më 28 tetor.

Procesi është hapur pas përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual të kësaj prokurorie, Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë post në tetor të vitit 2022.

Ndërkohë, lidhur me vendimin për ndërprerjen e procedurës disiplinore ndaj njërit prej kandidatëve, kryeprokurori Saveski deklaroi se nuk do ta apelojë atë.

“E kam pranuar vendimin dhe mendoj se kam dhënë tashmë qëndrim për këtë, nuk do të parashtroj, respektivisht ka skaduar afati për parashtrimin e ankesës”, deklaroi Nenad Saveski, kryeprokuror.


Shtuar 11.09.2026 16:25

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş