Kukësi ka triumfuar me rezultatin 6-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Tërbunit të Pukës.
Kukësi arriti të zhbllokonte shpejt rezultatin me një penallti të shënuar nga Feijao, teksa Basa, Shqiprim Taipi, Daci e sërish braziliani Feijao mbyllën pjesën e parë me rezultatin 5-0.
Në të dytën, iu dha hapësirë edhe futbollistëve të tjerë dhe ndeshjen e vulosi afrimi i ri, Jurgen Dushkaj.
Ky test në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, u zhvillua në kompleksin “Football Republic”.
Vlen të theksohet fakti, se skuadra verilindore, nesër në mëngjes do të fluturojë drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore 2-javore.
Kujtojmë gjithashtu se Tërbuni i Pukës këtë vit do të luajë në kategorinë e parë.